Ndërlidhjet

SHKUP


Nga amnistia që miratoi qeveria e Maqedonisë, do të përfitojnë të gjithë ata që nuk kanë kryer krime dhe që i kanë dorëzuar armët – kumtoi zëdhënësi i qeverisë, Gjorgji Trendafilov, duke iu referuar deklaratës për aministimin e ish-pjesëtarëve të UÇK-së, të propozuar nga presidenti Boris Trajkovski. Gjorgji Trendafillov theksoi se amnestia hyn në fuqi prej ditës së sotme. Zëdhënësi i qeverisë maqedonase tha më tej se Partia e Prosperitetit Demokratik nuk gjeti guxim politik që të mbështesë këtë iniciativë të presidentit. Por në prononcimin për radion “Europa e Lirë”, ministri i drejtësisë i Maqedonisë, Ixhet Mehmeti, u shpreh se ata e braktisën mbledhjen e qeverisë, pasi kërkuan që çështja e amnistisë të rregllohet me ligj dhe jo me deklaratë. Anëtari i Partisë për Prosperitet Demokratik tha se një deklaratë nuk do të jetë e mjaftueshme për të konsoliduar bazat ligjore për amnestinë.
XS
SM
MD
LG