Ndërlidhjet

PESHAVAR


Programi Botëror për Ushqim ka njoftuar se po vazhdon dërgesat e ushqimit në Afganistan dhe se një konvoj me afro 1.000 tonelata grurë nga Peshavari po ecën në drejtim të Kabullit.
Zëdhënës të forcave ajrore të Shteteve të Bashkuara njoftuan se dy transportues amerikanë u kthyen në bazat e tyre në Gjermani pasi kishin hedhur nga ajri rreth tredhjetë e pesë mijë pako me ushqim në veri të Afganistanit.
Ndërkaq zëdhënësja e OKB-së, Stephanie Bunker, ka thënë në Islamabad se stafi vendor nga Programi Aksional për Çminim i Organizatës Botërore në Qytetet Kabul, Kandahar dhe Jalalabad të Afgansitanit është rrahur nga talibanët.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG