Ndërlidhjet

LONDËR


Kina dhe qeveritë e vendeve të Asisë Qendrore mund të provojnë që ta shfrytëzojnë fushatën globale anti-terroriste për tu vërsulur ndaj minoriteteve dhe disidentëve, thotë Amnesty International-organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut me seli në Londër.
Amnesty thotë në kumtesë se e njeh të drejtën e qeverive që ti sjellin terroristët para drejtësisë, por tërheq vëmendjen se në disa raste, veçanërisht në Uzbekistan, autoritetet po shfrytëzojnë metoda “disproporcionale dhe diskriminatore”.
Lidhur me Kinën, Amnesty thotë se grupet vendore për të drejtat e njeriut tashmë kanë tërhequr vëmendjen se Pekini mund të shfrytëzojë kërcënimin nga terroriymiqë të vërsulet kundër Uigurëve Myslimanë në provincën perëndimore të këtij vendi.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG