Ndërlidhjet

STANBOLL


Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, tha gjatë takimit në Stamboll me ministrin e jashtëm të Turqisë, se zgjedhjet e 17 nëntorit po u ofrojnë pakicave në Kosovë, një shans më të mirë për të marrë pjesë në qeverisje.
Hashim Thaçi falenderoi gjithashtu Turqinë dhe aleatët në NATO për rolin e tyre në ristrukturimin e Kosovës dhe organizimin e zgjedhjeve.
Ministri i jashtëm turk, Ismail Cem, tha se Stambolli vlerëson punën e zotit Thaçi për të sjellë, siç u shpreh ai, “shqiptarët dhe turqit në Kosovë më pranë njëri-tjetrit” – raporton agjensia AP.
XS
SM
MD
LG