Shtatë persona janë dënuar sot me 3 deri 20 vjet heqje lirie, për pjesëmarrje në vrasjen në janar të vitit të kaluar, të Zhelko Razhnjatovic, i njohur me presudonimin Arkani – ish komandant i njësitit paramilitar serb, “Tigrat”. Gjykata e Qarkut të Beogradit, dha vendimin me 20 vjet burgim për Dobrosav Gavric, i shpallur fajtor për vrasjen e Arkanit ndërsa dënime më të lehta për bashkëpunëtorët e tij, sipas shkallës së pjesëmarrjes në akt.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.