Ndërlidhjet

BEOGRAD


Presidenti Jugosllav, Vojisllav Koshtunica ka patur një bisedë telefonike me ministrin e jashtëm të Rusisë, Igor Ivanov gjatë se cilës kanë biseduar lidhur me zgjedhjet e përgjithëshme të 17 nëntorit në Kosovë.
Biseda është bërë me iniciativën Ruse, thotë zyra e Koshtunicës, e presidenti jugosllav ka thënë se pozita e serbëve në Kosovë është e vështirë dhe nuk janë plotësuar kushtet për pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje.
Ivanov ka thënë se e kupton problemin dhe ka konfirmuar besnikërinë e Moskës për implementimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit për Kosovën.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG