Ndërlidhjet

TASHKENT


Sekretari amerikan i mbrojtjes, Donald Ramsfelld po vazhdon turneun e tij në disa vende të Azisë Qendrore me vizitën në Uzbekistan, pas një qëndrimi disa orësh në Dushanbe të Taxhikistanit. Taxhikistani ka ofruar hapësirën e tij ajrore për Shtetet e Bashkuara dhe sekretari Ramsfelld tha se po kqyrin mundësinë e formimit të një ekipi që do të eksploronte mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit me këtë vend, të cilin e ndan një vijë e gjatë kufitare me Afganistanin. Zoti Ramsfelld qëndroi më herët në Moskë ku u takua me zyrtarë të lartë të Kremlinit si dhe me presidentin Vladimir Putin.
XS
SM
MD
LG