Kryeministri britanik, Toni Bler, tha sot se fushata e bombardimeve kundër objektivave të regjimit Taliban në Afganistan, ka gjasa të vazhdojë por shtoi se do të mbahet parasysh ndjeshmëria e vendeve myslimane, për shkak të muajit të Ramazanit. Këto komente Bler i bëri gjatë takimit pasdite me presidentin e Pakistanit, gjeneralin Pervez Musharraf, i cili, kish deklaruar më herët në Paris, se fushata ajrore kundër Afganistanit, duhet të ndalet sa më shpejt që të jetë e mundur. Musharraf, i cili gjendet në një turne europian, tha se u kishte komunikuar pikëpamjet e tij për nevojën e ndalimit të bombardimeve gjatë muajit të Ramazanit, si presidentit Shirak ashtu edhe kryeministrit francez, Lionel Zhospë.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.