Ndërlidhjet

ISLAMABAD


Osama bin Laden ka thënë në një intervistë të publikuar nga një gazetë e Pakistanit se grupi i tij Al Kaida ka armë bërthamore dhe kimike.
Bin Laden citohet të ketë thënë se ai do të përdorte arsenalet e tija nukleare dhe kimike- nëse Shtetet e Bashkuara përdorin të parët armët e këtilla në sulmet e tyre ajrore në Afgansitan.
Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë ka ngurruar tu përgjigjet direkt këtyre pretendimeve të Osama bin Ladenit se disponon kësi armësh, por ka thënë se Shtetet e Bashkuara i marrin seriozisht deklaratat e tilla.
Presidenti George Bush tha javën e kaluar se regjimi taliban në Afganmsitan dhe rrjeti al Kaida i bin Ladenit po përpiqen që të fusin në dorë armë bërthamore dhe kimike.
XS
SM
MD
LG