Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush ka mirëpritur sukseset ushtarake në Afganistan, përfshirë dëbimin e talibanëve nga Kabuli, por qëllimi i fushtës mbetet shkatërrimi i rrjetit terrorist të Osama bin Ladenit, eliminimi i talibanëve dhe aftësive të tyre që të strehojnë terroristë dhe sjellja e terroristëve para drejtësisë, ka thënë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë.
Nënpresidenti amerikan, Dick Cheny ka thënë se zhvillimet e fundit kur forcat talibane u arratisën nga pikqëndresat e tyre tregojnë se Shtetet e Bashkuara janë të vendosura që ta shpiejnë deri në fund luftën kundër terrorizmit.
Ndërkaq, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Ramsfeld ka thënë se forcat speciale amerikane kanë ngritur pika kontrolli përgjatë rrugëve kryesore që shpiejnë nga veriu në jug të Afganistanit që të “ndalojnë njerëzit të cilët duhet ndalur”.
XS
SM
MD
LG