Sekretari amerikan i Mbrojtjes njofton se trupat tokësore amerikane janë përqëndruar në kërkimin dhe kapjen e orkestruesit të akteve terroriste në Nju Jork dhe Uashington, mërgimtarit saudit Osama bin Laden dhe përkrahësve të tij. Donald Ramsfelld tha se forca speciale po bllokojnë rrugët kryesore që cojnë në jug të Afganistanit, ndërsa bombarduesit amerikanë B-52, po godasin vijat e para të frontit Taliban në qytetin Kunduz, me qëllim që t’i hapin rrugën marrjes së qytetit nga forcat opozitare.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.
Më të lexuarat
1