Ndërlidhjet

"FORMULA E KOSOVES"


"WASHINGTON POST"



Ne kohen kur administrata e Bushit, Kombet e Bashkuara, forcat tjera te brendshme dhe te jashtme, bejne betejen per ardhmerine e Afgansitanit, Kosova beri nje hap te jashtezakonshem drejt stabilitetit.
Javen e kaluar Organizata per Siguri dhe Bashkepunim Evropian me sukses organizoi zgjedhjet parlamentare, duke joshur numer te madh votuesish, jo vetem nga rradhet e populates shqiptare, por edhe nga rradhet e minoritetit serb.
Votimet u mbajten pa dhune, ndersa perpjekjet e militanteve serbe per te bojkotuar procesin deshtuan.
Epilogu eshte nje fitore e paster per forcat e moderuara politike dhe partine e Ibrahim Rugoves, qe per nje kohe te gjate eshte angazhuar per demokraci dhe reforma paqesore.
Pavarresisht qe dallimet jane te medha, rasti i Kosoves eshte deshmi edhe per Afganistanin, per te provuar rezultatin qe del nga kombinimi i paqeruajtesve nderkombetare dhe Misionit te udhehequr nga Kombet e Bashkuara.
Zgjedhjet e Kosoves ishin te suksesshme, para se gjithash per faktin qe atje jane te vendosur 36 mije trupa te NATO-s, prej te cilave 5400 amerikane. Paqeruajtesit nuk kane ndalur ne teresi dhunen ndermjet serbeve dhe shqiptareve, por ata kane evituar konfliktet dhe pastrimet e medha etnike, ndersa prania e forcave amerikane ka ndihnmuar t’i jap fund luftes ne Maqedonine fqinje.
Mbeshtur nga NATO, administrata e Kombeve te Bashkuara ka ri-aktivizuar sherbimet elementare dhe ka organizuar zgjedhjet – ndersa ceshtjen eksplozive - nese Kosova do te mbetet pjese e Serbise dhe Jugosllavise, ose do te behet shtet i pavarrur, e ka lene per me vone.
Kosova ende duhet te bej rruge te gjate. Ne valen e fitores z. Rugova kerkoj njohjen e pavarresise “sot ose neser”.
Por, qeverite evropiane ende kundershtojne pavarresine, sic ben edhe qeveria e re demokratike serbe ne Beograd, dhe hapja e kesaj ceshtjeje tash, do te demtonte seriozisht kauzen shqiptare.
Shtetet e Bashkuara te Amerikes, qe nga shqiptaret gjithnje shihen si garance e domosdoshem e sigurise se tyre, aktualisht kane kerkuar nga z. Rugova qe gjithe energjine ta ve ne sherbim te krijimit te nje qeverie stabile dhe efektive, qe do te deshmohej ne luften kunder krimit, dhe ne mbrojtjen e te drejtave te serbeve dhe pakicave tjera.
Nese ne keto ceshtje praktike do te kete sukses, do te jete shume me lehte qe brenda dy-tri vjetesh, te filloj debati per pavarresine e Kosoves.
Ky itenerar politik implikon angazhimin afatgjate te trupave evropiane dhe amerikane ne Kosove.
Mesazhi nga epilogu zgjedhor konsiston ne faktin se investimi me trupa te NATO-s dhe angazhimin e Kombeve te Bashkuara, ne Kosove ne teresi eshte shpaguar, pavarresisht qe kerkon force te madhe ushtarake, shume administrate nderkombetare, shume ndihme ekonomike dhe me se shumti durim.
Kjo formule vlen te perkujtohet ne kohen kur administrata e Bushit dhe aleatet po shqyrtojne ardhmerine e Afganistanit.

XS
SM
MD
LG