Ndërlidhjet

KUALA LUMPUR


Policia e Malajzisë ka arrestuar liderin e myslimanëve të Filipinëve, guvernatorin renegat Nur Misuri, të cilin e kërkon Manila, lidhur me përzierjen e tij të dyshuar në kryengritjen në jug të Filipineve.
Nur Misuri, ish - lider i kryengritësve, ishte guvernator i rajonit autonom Mindanao, të banuar me myslimanë në jug të Filipinëve, që nga marrveshja e paqës e vitit 1996, por forcat e tij guerrile sulmuan nga fillimi i javës një bazë të armatës filipinase dhe vranë më se 100 persona. Manila akuzon Misurin të ketë urdhëruar sulmin që të pengojë zgjedhjet e majit.
Policia malajziase arrestoi Misurin duke hyrë ilegalisht në ate vend dhe njoftoi se do t’ia dorëzojë Filipineve.
XS
SM
MD
LG