Ndërlidhjet

MILANO


Policia italiane ka bastisur një qendër Islamike në Italinë e Veriut, duke ndaluar dy afrikano-veriorë, të cilët dyshohet të kenë rekrutuar luftëtarë për rrjetin terrorist të Osama bin Ladenit. Policia tha se arrestimet ndoqën një punë intensive në zbulimin e lidhjeve dhe kontakteve telefonike mes celulës Islamike që hetohej prej muajsh dhe veprimtarëve të Al-Kaidës në Afganistan. Qeveria amerikane deklaroi se Qendra Islamike e Milanos ishte një ndër bazat kryesore logjistike të Al-Kaidës në Europë.
XS
SM
MD
LG