Ndërlidhjet

SHKUP


Parlamenti i Maqedonisë miratoi ndryshimet qeveritare të shpallura dje nga kryeministri Lubce Georgievski. Me këtë akt konfirmohen emërimet e Vllado Popovski në postin e ministrit të mbrojtjes; Sllobodan Cashule, në postin e ministrit të jashtëm; Gjorgji Orovcanec në detyrën e ministrit të shëndetësisë dhe Dosta Dimovska, në rolin e nënkryetares së Qeverisë.
Anëtarët e rinj të kabinetit janë përfaqësues përkatësisht të Partisë Liberale, Demokracisë së Re dhe VMRO-DPMNE-së.
Dy partitë politike shqiptare, do të mbajnë edhe më tej vendet ministrore të cilat kanë pasur deri tani.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG