Ndërlidhjet

ISLAMABAD


Raportohet se aviacioni i Shteteve të Bashkuara ka vazhduar bombardimin e rajonit malor, Tora Bora në lindje të Afganistanit, ku besohet se fshehet kryeterroristi i dyshuar Osama bin Laden, si dhe Kandaharin, bastionin e fundit të talibanëve të Afganistanit.
Një zëdhënës i koalicionit anti-terrorist të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara ka thënë se forcat talibane kanë shkrepur raketa kundër-ajrore ndaj avionëve amerikanë nga lagje të Kandaharit.
Zëdhënësi Kenton Keith ka thënë se kjo taktikë duket se ka qëllim të inkurajojë pilotët e Shteteve të Bashkuara që të sulmojnë caqe civile.
Zëdhënësi ka thënë se talibanët po përdorin civilët si mburojë të gjallë dhe fshehin forcat e tyre në shkolla dhe spitale.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG