Ndërlidhjet

KABUL


Aviacioni i Shteteve të Bashkuara ka bombarduar caqe në aeroportin e Kandaharit e për kontrollin e bastionit të fundit të talibanëve të Afganistanit janë hedhur në betejë edhe forcat anti-talibane lojale me ish guvernatorin e Kandaharit, Gul Agha dhe me liderin e fisit të pashtunëve Hamid Karzai.
Ndërkaq një zëdhënës i koalicionit anti terrorist të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, ka thënë se forcat talibane kanë shkrepur raketa kundër-ajrore ndaj avionëve amerikanë nga lagje të banuara të Kandaharit.
Zëdhënësi Kenton Keith thotë se talibanët po përdorin civilët si mburojë të gjallë dhe fshehin forcat e tyre në shkolla dhe spitale.
XS
SM
MD
LG