Ndërlidhjet

PRAGË


Udhëheqësi palestinez Jaser Arafat, ka akuzuar kryeministrin izraelit, Ariel Sharon, se “është kundër paqes dhe se po përpiqet të minojë fushatën e tij kundër terrorizmit me një valë sulmesh mbi territoret palestineze”.
Në Londër, një zëdhënës i Toni Blerit, tha se kryeministri britanik dhe presidenti amerikan, George Bush, kanë shprehur simpati për Izraelin pas sulmeve terroriste të fundjavës në të cilat humbën jetën 26 njerëz, por gjithashtu, u kanë bërë thirrje palëve që të bëjnë gjithë ç’duhet për të stabilizuar gjendjen”.
Një zëdhënës i Komisionit Europian ka deklaruar se Brukseli i bën thirrje Izraelit, që të mos shkatërrojë autoritetin palestinez, duke argumentuar se shtetit hebre, i duhet administrata autonome e Arafatit si një partner për paqen dhe luftën kundër terrorizmit.
Turqia, Irani dhe Pakistani i kanë dënuar sulmet e mbrame izraelite mbi objektet palestineze.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG