Ndërlidhjet

BEOGRAD


Sot dha dorëheqjen nga posti, kryetari i Parlamentit të Serbisë, Dragan Marshiqanin.
Largimi i zëvendëskryetarit të partisë së presidentit Vojisllav Koshtunica, shihet si shenja më e fundit e thellimit të krizës midis reformatorëve, të cilët rrëzuan vitin e kaluar nga pushteti Sllobodan Millosheviçin. Para sinjalizimit të dorëheqjes, Dragan Marshiqanin tha se partia e tij do të kërkojë vot-besimin e qeverisë së kryeministrit Zoran Gjingjic, për të cilën u shpreh se është e paaftë të ndjekë procedurat e parlamentit.
XS
SM
MD
LG