Ndërlidhjet

JERUSALEM


Kryeministri izraelit tha sërish se nuk do t’i lejohet presidentit të Autoritetit palestinez,Yasser Arafat që të udhëjë në Betlehem e të marrë pjesë në kremtet e Kërshëndellave nëse deri sonte nuk arreston vrasësit e ministrit izraelit të turizmit, Rahvan Zevi, të cilët sipas Ariel Sharonit fshihen në Ramallah.
Arafati, ndodhet i ngujuar në Ramallah dhe duhet të kalojë nëpër territoret e kontrolluara nga Izraeli që të arrijë në Betlehem.
Por, Arafat ka thënë se do të shkojë si nga hera tek vendlindja e Jezu Krishtit, qoftë edhe duke udhëtuar këmbë gjer atje dhe askush nuk mundet ta ndalë.
Ndërkohë liderët e kremteve të Betlehemit, vizituan Arfatin dhe iu falënderuan që ndan gëzimin me ta.
XS
SM
MD
LG