“Nëse jo të gjithë, atëherë shumica e serbëve të akuzuar për krime të luftës, do të dalin para Tribunalit të Hagës gjatë vitit të ardhshëm” – deklaroi kryeministri i Serbisë, Zoran Gjingjiq, i cili bën pjesë në koalicionin që e rrëzoi regjimin e Sllobodan Millosheviqit gjatë vitit të kaluar. Por ky koalicion pastaj u përça jashtë mase, veçanërisht lidhur me bashkëpunimin me Tribunalin e Hagës. Presidenti jugosllav, Vojisllav Koshtunica, për dallim nga Zoran Gjingjiqi, konsideron se Tribunali i Hagës është nën kontrollin e Shteteve të Bashkuara dhe ka orientim antiserb, informon agjencia Associated Press
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.
Më të lexuarat
1