Ndërlidhjet

UASHINGTON


Lideri i qeverisë së përkohshme të Afganistanit, Hamid Karzai, pritet të takojë presidentin e Shteteve të Bashkuara George Bush, në Uashington – njofton një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë. Skot MekLejllën tha se data e vizitës nuk është caktuar ende, por njoftoi se i deleguari special i Shteteve të Bashkuara në Afganistan, Xhejms Dobins, ja dorëzoi ftesën Karzait, sapo që ky mori detyrën e udhëheqësit të qeverisë, dy javë të shkuara.
XS
SM
MD
LG