Ndërlidhjet

BANGALORE


Kryeministri britanik, Toni Bler, thotë se “mohimi absolut i terrorizmit”, do duhej të ishte pikënisja e dialogut mes Indisë dhe Pakistanit për çështjen e Kashmirit. Duke dënuar bombardimin e selisë legjislative të Kashmirit dhe sulmin e dhjetorit mbi parlamentin e Indisë, Toni Bler tha se “vetëm instrumentet politikë dhe jo terrori” mund të jenë çelësi për zgjidhjen e konfliktit disa vjeçar.
Ai siguroi se kjo temë do të zinte vend qendror në bisedimet e tij me zyrtarë pakistanezë gjatë ditëve të ardhshme pasi, siç u shpreh Bler, misioni i tij ishte të ushtronte një ndikim paqtues mes dy rivalëve.
XS
SM
MD
LG