Ndërlidhjet

SHKUP


Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Stojan Andov u ka bërë thirrje të gjithë nënshkruesve të Marrëveshjes së Ohrit, që mbylli krizën në Maqedoni, që dispozitat e saja t’i shndërrojnë në ligje.
“Brukseli, me të cilin jam çdo ditë në kontakt, çuditet se ç’jemi duke bërë ne. Ne doemos duhet të përmbushim të gjitha obligimet që morëm me Marrëveshjen paqësore të Ohrit”, ka thënë Andov.
Pritet që i deleguari special i Bashkimit Evropian në Maqedoni, Alen le Roa të zhbllokojë miratimin e disa ligjeve që kanë ngecur në Parlamentin në Shkup.
XS
SM
MD
LG