Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

SARAJEVË


Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Bosnje, konfirmon se gjashtë arabë të ndaluar tetorin e kaluar, nga autoritetet boshnjake, janë transferuar nën kujdestarinë e tyre. Gjykata e Lartë e Bosnjes i liroi personat, pesë algjerianë dhe një jemenas, për mungesë provash.
Në kumtesën e ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Sarajevë, thuhet se autoritetet besojnë që individët mund të kenë lidhje me terrorizmin ndërkombëtar e njëkohësisht mund të përbëjnë kërcënim për sigurinë e personelit amerikan në Bosnje.
XS
SM
MD
LG