Ndërlidhjet

PODGORICË


Funksioneri i Partisë Demokratike Socialiste në pushtet në Mal të Zi, Miodrag Vukoviq, ka akuzuar koalicionin opozitar, “Bashkërisht për Jugosllavinë” se me aktivitetet e tashme pengon përgatitjet për mbajtjen e referendumit për statusin shtetëror të republikës, por ka shfaqur besimin se referendumi do të mbahet dhe forcat demokratike, siç është shprehur, “do t’a regjistrojnë këte destruksion në historinë politike”.
Miodrag Vukoviq, thotë se urdhërdhënësit janë, siç është shprehur, “pjesa nacionaliste e Beogradit, pjesa nacionaliste e DOS-it, Partia Demokratike e Serbisë dhe lideri i saj Vojisllav Koshtunica, ajo matricë politike filozofike e nacionalizmit serbomadh që promovon Serbinë e madhe, ku Mali i Zi mund të jetë vetëm rajon”, ka thënë Vukoviq.
XS
SM
MD
LG