Ndërlidhjet

MOSKË


Ministri i Jashtëm rus, Igor Ivanov u ka tërhequr vëmendjen Shteteve të Bashkuara që të mos e zhvendosin fushatën anti-terroriste në Irak.
Duke folur pas takimit në Moskë me zëvendës kryeministrun irakian Tariq Aziz, Ivanov tha se “Rusia nuk pranon zgjërimin automatik të fushatës anti-terroriste në asnjë shtet tjetër, duke përfshirë Irakun”. Kjo, ka thënë Ivanov, jo vetëm që “do të dobësonte koalicionin ndërkombëtar anti-terrorist, por do të shkonte në favor të ekstremistëve që synojnë të rrënojnë koalicionin”.
XS
SM
MD
LG