Ndërlidhjet

PODGORICË


Përfaqësuesit e Komitetit Kombëtar të Malit të Zi për ndërlidhjen e realiteteve të ndryshme thanë se komiteti ka qëllim të afirmojë shoqërinë multietnike dhe multi kulturore dhe të zhvillojë shoqërinë demokratike.
Kryetari i këtij Komiteti, Srgjan Vukadinoviq, ka thënë se do të angazhohet që grupet kombëtare dhe etnike në Mal të Zi të marrin statusin e popujve pakicë sepse raporti ndaj tyre, siç e ka clerësuar, është pasqyrë e shoqërisë demokratike.
Ministri për mbrojtjen e të drejtave të grupeve kombëtare dhe etnike i Malit të Zi, Gëzim Hajdinaga, ka thënë se dallimet me të cilat veçohet Mali i Zi “janë përparësi e jo mangësi e tij”.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG