Ndërlidhjet

KANDAHAR


Policia afgane raporton se janë gjetur të vdekur të gjashtë personat e armatosur që mbaheshin në një spital të Kandaharit prej rreth dy muajsh.
Sulmi mbi spital u bë vetëm pasi të plagosurit, kërcënuan se do të hidhnin veten në erë, në rast përpjekjesh për t’i kapur.
Duke e quajtur aksionin demonstrim të bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit, një zëdhënës i ushtrisë së Shteteve të Bashkuara në Kandahar, sqaroi se forcat amerikane morrën pjesë në operacion me kërkesë të autoriteteve afgane.
XS
SM
MD
LG