Ndërlidhjet

PRISHTINË


Policia e UNMIK-ut, e mbështetur edhe nga pjesëtarë të KFOR-it, ka arrestuar në një operacion rrufe tre persona në Prishtinë. Sipas policisë së UNMIK-ut, të arrestuarit dyshohet "të kenë kryer krime kundër popullatës shqiptare gjatë vitit 1998 deri në qershor të vitit 1999". Autoritetet policore nuk i kanë deklaruar emrat e të arrestuarve, por besohet se midis tyre është një epror i Trupave Mbrojtëse të Kosovës, sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës për degën e Besianës si dhe një anëtar i Shërbimit Policor të Kosovës.
Në një takim urgjent, zëvendës administratori i Kosovës, Çarls Brejshou dhe komandanti i KFOR-it, Marsel Valentë, janë takuar me përfaqësues të tre subjekteve më të mëdha politike të Kosovës, Lidhjes Demokratike, Partisë Demokratike dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, për t’i informuar rreth arrestimeve.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG