Jugosllavia është e vendosur të bashkëpunojë me Tribunalin e Hagës, por ky bashkëpunim duhet të shkojë hap pas hapi, ka thënë ministri i Jashtëm, Goran Svilanoviq bas bisedimeve me shefin e diplomacisë së Holandës në Hagë.
Svilanoviq ka thënë se “nuk mund të ndodhë aq shpejtë” dorëzimi i ish funksionarëve shtetërorë, të cilët bashkë me Sllobodan Millosheviqin janë akuzuar për krime në Kosovë, ”sepse njerëzit akoma i shohin të akuzuarit si heronj”.
Svilanoviq ka thënë më tej se “duhet të ridefinohet opinioni publik, dhe njerëzit të binden së pari se krimet kanë ndodhur dhe pastaj se duhet ballafaquar me drejtësinë njerëzit që i kanë bërë”.