Ministri i Jashtëm iranian, Kamal Kharazi ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për “ndërhyrje në punët e brendëshme” të Iranit dhe ka ftuar George Bush që të ofrojë prova për pohimet e tij se Irani agresivisht ndjek armatimin për shkatërrim në masë dhe eksporton terrorizmin.
Kryetari i komitetit për marrëdhënie të jashtëme dhe ndërarabe të parlamentit të Irakut, Salim al-Qubaisi ka thënë se pohimet e Bushit kundër Irakut janë të “pabaza”. Ai ka thënë se administrata e Bushit po orvatet, siç është shprehur, “që të përgatisë opinionin publik për agresion të ri kundër Irakut”.