Ndërlidhjet

JERUZALEM


Në një intervistë për shtypin izraelit, kryeministri Ariel Sharon, ka deklaruar se është i penduar që Izraeli nuk e vrau udhëheqësin palestinez, Jaser Arafat, 20 vjet të shkuara, ndonëse ka shtuar më tej se autoritetet izraelite e konsiderojnë ende atë si partner për paqe eventuale. Pas këtyre komenteve si dhe vrasjes sot në Rripin e Gazës të dy palestinezëve, i dërguari special i Kombeve të Bashkuara për Lindjen e Mesme, Rod Larsen, ka thënë se gjendja në rajon është shumë serioze dhe se ndërmjetësimi i një pale të tretë është i domosdoshëm për zbutjen e tensioneve.
XS
SM
MD
LG