Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Ramsfelld, ka kritikuar administratën e ish-presidentit Bill Klinton, për faktin që në krizën e Kosovës nuk përdori trupat tokësore. Ramsfelld e bëri këtë koment gjatë prezantimit mbrëmë të doktrinës së re ushtarake të Shteteve të Bashkuara, për të cilën u shpreh se do të mbështetet në parimin “mbrojtja më e mirë është sulmi i mirë”.