Ndërlidhjet

PRISHTINË


Zëdhënësi i forcave paqeruajtëse, majori britanik, Daz Slaven, ka pohuar se janë shënuar disa incidente gjatë protestave të sotme në Prishtinë, të organizuara nga disa asociacione vendore që kundërshtojnë arrestimin e tre ish-pjesëtarëve të UÇK-së nën akuzën për krime lufte. Sipas zëdhënësit, disa nga protestuesit kanë hedhur gurë në veturat e policisë së UNMIK-ut, por tani për tani nuk ka hollësi të tjera. Shërbimi per informim i Policisë së Kombeve të Bashkuara nuk i ka konfirmuar këto njoftime.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG