Ndërlidhjet

SHKUP


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, lordi George Robertson, viziton pasdite Maqedoninë ku do të takohet me kryeministrin Lubçe Georgievski dhe zyrtarë të tjerë të lartë vendorë – ka njoftuar Mark Leiti, këshilltar i shefit të NATOs për Maqedoninë. Sipas tij, bisedimet do të përqëndrohen në çështjet e sigurisë, zgjatjen e pranisë së NATO-s si dhe perspektivën e Shkupit për anëtarësim në Aleancën e Atlantikut Verior.
Gjatë së njëjtës konferencë për shtyp, zëdhënësi i NATO-s në Shkup, Kreg Rejtkllif, përshëndeti fillimin e tërheqjes së njësiteve speciale “Luanët” nga fshatrat Ratajë dhe Zhilcë të rajonit të Tetovës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG