Ndërlidhjet

PODGORICË


Emëri Jugosllavi do të hiqet, kurse shteti i ri, në vend të sajë, do të quhet Unioni i Serbisë dhe Malit të Zi, shkruan e përditëshmja “Vijesti” e Podgoricës, duke u thirrur në burime të besueshme në Bruksel dhe në Podgoricë.
Gazeta pohonë se një propozim të tillë zyrtari i Bashkimit Evropian, Javier Solana i ka ofruar presidentit malazez, Milo Gjukanoviq, javën e kaluar gjatë takimit në Bruksel.
Siç pohonë më tej gazeta, Unioni do të kishte një flamur në Kombet e Bashkuara, kurse karrikja në Organizatën Botërore do të ishte rotuese e shteti i ri do kishte presidentin, pa qeveri fedaerale, por me një “organ koordinues ministror”.
XS
SM
MD
LG