Ndërlidhjet

HAGË


Sllobodan Millosheviç, i komunikoi trupit gjykues, kërkesën për të thirrur si dëshmitarë një numër të madh udhëheqësish Perëndimorë, mes të cilëve ai përmendi Bill Klinton, Medlin Ollbrajt, Zhak Shirak, Toni Bler dhe Gerhar Shrëder.
Ish-presidenti jugosllav vazhdoi sot me demontrimin e atyre që ai i quajti “prova të bombardimit me paramendim të karvanit me civilë”, në prill të vitit 1999 në Kosovë. Gjykatësi Riçard Mei tha se Millosheviçi duhet ta përmbyllë paraqitjen e tij deri sot në mbrëmje, e pastaj prokurorët do të thërrasin dëshmitarët që të flasin rreth rasteve të tyre.
XS
SM
MD
LG