Ndërlidhjet

SARAJEVË


Raportohet se trupat paqeruajtëse të NATO-s kanë nisur një aksion të madh në Bosnje, duke bllokuar të gjitha rrugët që të cojnë në fshatin Çelebiq, pranë qytezës Foça. Trupat tokësore shoqërohen nga helikopterë dhe tankse ndërsa njerëzve në fshat u është thënë të mos lëvizin nga shtëpitë e tyre. Rajoni është përmendur gjerësisht kohët e fundit si vendndodhje e mundshme e të kërkuarit të Hagës për krime lufte, ish-komandantit serb Radovan Karagjiç.
XS
SM
MD
LG