Ndërlidhjet

BRUKSEL


Zyrtarë të lartë të NATO-s janë takuar sot me kryeministrin e Ukrainës, Anatoli Kinak, për të diskutuar rreth ngarkesave me armë dedikuar Maqedonisë. Sekretari i përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut Verior, lordi George Robertson, tha se Ukraina ka shprehur pajtueshmëri të plotë me NATO-n rreth faktit se në Maqedoni duhet mbështetur procesi i paqes ndaj dhe është e nevojshme të shmaget cdo veprim që mund të conte në destabilitet. NATO-ja ka kundërshtuar edhe më herët shit-blerjen e avionëve luftarakë ukrainas dhe përdorimin e tyre nga Shkupi, duke arsyetuar se shfrytëzimi i të tilla kapaciteteve ushtarake vetëm sa do të rriste tensionet.
XS
SM
MD
LG