Ndërlidhjet

SHKUP


Zyrtarët e Shkupit thonë se identiteti dhe prejardhja e shtatë personave të vrarë dje nga forcat maqedonase të sigurisë dhe që u përshkruan nga autoritetet si terroristë të dyshuar myslimanë, apo si muxhahidinë, akoma nuk është përcaktuar, por dihet vetëm se nuk janë nga Maqedonia, se janë të moshës rreth 30 vjeç dhe lëkurë përhimtë.
Zyrtarë perëndimorë shfaqën befasinë me pohimet e policisë së Maqedonisë se ambasadat e tyre kanë qenë cak i atij grupi, duke thënë se nuk kanë qenë të informuar më parë për çfarëdo kërcënimi dhe se akoma kanë “ndjenjën e pakëndshme se ne nuk e dijmë gjithë të vërtetën”, është shprehur një diplomat perëndimor.
Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara, Britanisë dhe Gjermanisë kanë vizituar morgun në Shkup dhe kanë parë disa nga kufomat.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG