Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti amerikan George Bush nënshkroi sot një paketë për shtimin e beneficioneve për të papunët. Akti për krijimin e vendeve të punës dhe asistencë i vitit 2002, mund t’i kushtojë qeverisë federale rreth 42 miliardë dollarë në 10 vitet e ardhshme, por u lejon të papunëve të përfiojnë edhe 13 javë të tjera asistencë në vit nga 26 që kanë aktualisht. Presidenti tha se ky ligj stimulues është i nevojshëm për të ndihmuar përtëritjen e vendit pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit mbi Qendrën Botërore të Tregtisë e Pentagon.
XS
SM
MD
LG