Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara ballafaqohen me rrezik më të madh nga sulme raketore se kurrë më parë, madje edhe se sa gjatë Luftës së Ftohtë, ka thënë para Senatit një zyrtar i CIA-s, Agjencisë Qendrore Informative amerikane.
Zyrtari Robert Walpole ka thënë gjatë senacsë së dëgjimit se tani shumë vende kanë raketa balistike të afta të drejtojnë armë bërthamore, biologjike apo kimike kundër Amerikës apo forcave të saja tej-oqeanit.
Sidoqoftë, Walpole ka theksuar se një rrezik, bile më i madh kundër Shteteve të Bashkuara dhe interesave të saja vjen nga grupet terroristë, të cilët mund të shfrytëzojnë më parë kamionë se sa raketa për drejtimin e armëve për zhdukje në masë.
XS
SM
MD
LG