Ndërlidhjet

RAMALLAH/GAZA


Afro 30 palestinezë u vranë dhe qindra u arrestuan gjatë operacionev të deritashme më të mëdha të trupave izraelite, të cilat të mbështetura nga 100 tanke ri-okupuan qytetin autonom palestinez, Ramallah në Bregun Perëndimor, rrethuan kampet e refugjatëve dhe urdhëruan të gjithë meshkujt e aftë në to që të dorëzohen.
Udhëheqja palestineze u ka bërë thirrje refugjatëve që të rezistojnë, kurse dy ministra izraelitë kanë paraqitur dorëheqje, duke thënë se aksionet kundër Autoritetit palestinez nuk janë të forta sa duhet.
Ndërkohë, dy sulmes vranë së paku gjashtë izraelitë në rajonet rreth kufirit me Libanin dhe vet ata u vranë nga policia.
Shpërthimi i dhunës po ndodh në parg të vizitës së të deleguarit amerikan për paqë në rajon, Anthony Zinni, i cili do të përpiqet të rifillojnë negociatat.
XS
SM
MD
LG