Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë përmes së cilës afirmon për të parën herë vizionin për një shtet palestinez dhe bën thirrje për ndalimin e menjëhershëm të dhunës. Rezoluta është aprovuar me 14 vota pro, ndërsa ka abstenuar vetëm Siria, pasi siç tha ambasadori i saj në Kombet e Bashkuara, përmbajtja është shumë e dobët dhe nuk i referohet asaj që ai e quajti “çështje e pushtimit izraelit”. Teksti është përshëndetur nga i dërguari palestinez në cilësinë e vezhguesit dhe ambasadori izraelit në Kombet e Bashkuara.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.
Më të lexuarat
1