Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

JERUSALEM


Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Dick Cheney arriti në Izrael për bisedime mbi gjasat e armëpushimit midis izraelit dhe palestinezëve dhe do të takojë kryeministrin, ministrin e mbrojtjes dhe presidentin e Izraelit,duke mbajtur të hapur mundësinë e takimeve edhe me zyrtarë palestinezë.
Mirpo, ministri palestinez për Informim,Yasser Abed Rabo tha se asnjë zyrtar palestinez nuk do të takojë nënpresidentin amerikan derisa ai të ketë bisedime me Yasser Arafatin si lider i tyre.
Ndërkohë, zyrtarët izraelitë dhe palestinezë të sigurisë janë dakorduar për tërheqjen e armatës izraelite nga rajoni i administruar prej palestinezëve rreth sektorit të Betlehemit në Bregun Perëndimor.
XS
SM
MD
LG