Ndërlidhjet

SHKUP


Shtat personat që u varnë nga policia maqedonase nga fillimi i muajit dhe që u etiketuan si “grup i jashtëm terrorist” akma nuk janë idnetifikuar, kurse zyrtari i policisë,Venko Kalashoski ka përsëritur se grupi përgadiste aksione trerroriste kundër ambasadave Perëndimore dhe objekteve qeveritare në Shkup.
Kalashoski ka thënë në konferencë për shtypin se ata kanë qenë “student të univerzitetit privat Jordanez, Zarka, se aktivitetet e tyre përfshinin trajnime ushtarake dhe luftarake dhe se tek ata janë gjetur katër disketa me mesazhe të ndërlidhura me xhihad”.
Zyrtarët ndërkombëtarë kishin kërkuar nga autoritetet e Shkupit të lejonin hetime të pavarura lidhur me ate incident. Zyrtari Kalasoski tha se specialistë nga CIA janë inkuadruar në hetime.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG