Ndërlidhjet

BEOGRAD


Qeveria e Serbisë miratoi sot Marrëveshjen midis RFJ-së dhe UNMIK-ut për transferimin në Kosovë të të burgosurve që mbahen në burgjet e Serbisë dhe anasjelltas, të cilën dje e miratoi edhe qeveria federale, njoftohet në një kumtesë nga Beogradi.
Me miratimin e Marrëveshjes do të bëhet edhe transferimi i të burgosurve, sipas kërkesës së tyre se ku duan të mbajnë burgimin, dhe sipas dinamikës që do te përcaktojë ministria serbe e Drejtësisë, thuhet në kumtesë.
Transferi i të burgosurve shqiptarë të Kosovës ka qenë një nga vargu i kërkesave të Shteteve të Bashkuara që duhet të përmbushë Jugosllavia lidhur me vazhdimin eventual të ndihmës finansiare amerikane për Beogradin.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG