Ndërlidhjet

LOS ANXHELOS


“A beautiful mind”, filmi që përshkruan linjën shumë delikate ndarëse mes gjenialitetit dhe sëmundjes mendore të matematikanit nobelist, Xhon Nash, fitoi edhe çmimin Oskar, si filmi më i mirë i vitit. Regjisori Ron Hauard, duke u ngjitur në skenë tha “nuk jam aktor aq i mirë sa të dal këtu ede të pretendoj se nuk e kam çuar nëpër mend këtë moment, për vite e vite të tëra”.
Fituesit e tjerë të mëdhenj të çmimeve prestigjoze, ishin aktorët me ngjyrë, Denzel Uashington dhe Hell Berri. Në fjalën e vet përshëndetëse, Berri tha se ky çast dhe trofeja që fitoi ishin shumë më të rëndesishem se ajo vetë, pasi siç u shpreh “Akademia i hapi dyert për aktorët me ngjyrë”.
Si filmi më i mirë i huaj u shpall prodhimi boshnjak “No man’s land” ndërsa ndër filmat që morën më shumë çmime Oskar ishin “Moulin Rouge” dhe “Lord of the Ring”.
XS
SM
MD
LG