Ndërlidhjet

BEJRUT


Zyrtarët arabë dhe evropianë e kritikuan ashpër Izraelin për operacionet e tij kundër udhëheqjes palestineze.
Libani, si kryesues i samitit të fundit të Ligës Arabe e ka dënuar,siç e ka quajtur “luftën barbare” të Izraelit kundër Arafatit dhe i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të intervenojë dhe ta ndalojë.
Në reagimet e Bashkimit Evropian, Francës ,Rusisë ,Turqisë e të tjerëve thuhet se konflikti izraelito- palestinezë nuk do të zgjidhet me mjete ushtarake, se zgjidhja nuk mund të gjendet “me marrjen e frymës” Arfatit, se izolimi i Arafatit nuk do të shipe në zgjidhje paqësore,dhe se zhvillimet në Lindje të Afërt “kanë dalë jashtë kontrollit”.
Nga i deleguari special i Shteteve të Bashkuara në rajonn, Anthoni Zinni akoma nuk pati donjë reagim.
XS
SM
MD
LG